((i)) Indymedia :: Athens  [μη ασφαλής σύνδεση (πληροφορίες εδώ)]  
ειδήσεις | θέματα | δημοσιεύστε | κοινότητα | πληροφορίες | επικοινωνία | υποστήριξη | βοήθεια | rss    

(beta)themes: 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9

[Athens independent media centre]
Ελληνικά | English

[Patras independent media centre]
.: ΑΝΑΖΗΤΗΣΗ :.

επιλέξτε μέσο



Μετάβαση στο άρθρο με αριθμό

Προσπελάστε το αρχείο του IMC-Athens ομαδοποιημένο κατά θεματικές ενότητες


Προσπελάστε τα άρθρα και τις συλλογές πολυμέσων του παλιού IMC-Athens 2005-2006

άρθρα - συλλογές πολυμέσων
.: ΠΑΡΤΕ ΜΕΡΟΣ :.
κοινότητα συμμετέχετε ενεργά στην αντιπληροφόριση

IRC
Άμεση συνεννόηση για τρέχοντα νέα

δημοσιεύστε
ανεβάστε ήχους, βίντεο, εικόνες ή κείμενα, κατευθείαν από τον browser σας

ειδήσεις
μέχρι στιγμής κάλυψη διαδηλώσεων και θεμάτων

επικοινωνία

.: TORRENTS :.
Διαμοιρασμός οπτικοακουστικού και έντυπου υλικού
.: ΡΑΔΙΟΦΩΝΟ :.
98 FM
1431AM
radio revolt
radio katalipsi
.: ΑΛΛΑ IMC's :.
εμφάνιση-κρύψιμο λίστας IMC
συνεισφέρετε νέο άρθρο | στείλτε το άρθρο με e-mail

Προσθέστε περισσότερες πληροφορίες | ανοίξτε συζήτηση για αυτό το άρθρο
956768
Solidaritet per Kostandina Kuneven
από Kuvendi solidarizues ndaj Kostandina Kuneves 6:22μμ, Σάββατο 27 Δεκεμβρίου 2008
(Τροποποιήθηκε 6:25μμ, Σάββατο 27 Δεκεμβρίου 2008)
θεματικές: Αλληλεγγύη \ Απόπειρα δολοφονίας Κ. Κούνεβα

KUR QELLOJNE NJE NGA NE DO TE NA DJEJNE TE GJITHE PERBALLE

Kur qellojne nje nga ne

do te na gjejne te gjithe perballe

 

Sot ne daten 27/12 okupuam zyrat qendrore te ΗΣΑΠ-it si nje reagim fillestar ndaj sulmit, perpak vdekjeprures, me acid ne fytyre ndaj Kostandina Kuneves, me 23 Dhjetor te 2008 teksa kthehej nga puna.

Kostandina eshte shtruar ne spitalin Evangjelismos dhe rrezikon te humbe shikimin si edhe ka probleme serioze ne mushkeri.

 

Kush eshte Kostandina dhe pse u be objekt i ketij sulmi?

Kostandina eshte nje nga ato qindra gra emigrante qe punojne vite me rradhe si pastruese ne firma qe marrin me qira objekte publike. Eshte sekretarja e pergjithshme e Lidhjes Mbare-Atike te Pastrueseve dhe Punetoreve Shtepiake. Javen e kalur kishte debatuar me pergjegjesit e firmes “OIKOMET” duke kerkuar qe tu japin te plote dhuraten e Krishtlindjeve dhe duke u ankuar per shkelje ne pagesat e bashkpunetoreve te saj. Perpara ketij incidenti firma kishte pushuar nga puna nenen e saj, vete Kostandinen e kishin spostuar ne kushte me te veshtira dhe eshte lene takim me Epitheorisin e Ergasias pas nje denoncimi qe kish bere ajo. Megjithate keto gjera i njohin shume mire ato gra qe punojne neper keto firma.

Ajo qe ndodh si rregull ne keto firma eshte te vonohen kontratat e punes, te mos jepen ditet e punes te plota, te mos jepen oret mbi orarin e rregullt, te shkruhen te tjera ne kontrate dhe shuma te tjera tu jepen si rroge, te zgjedhin pothuajse vetem emigrante ne menyre qe ti mbajn peng per shak te ensimave qe u nevojiten per te bere lejet e qendrimit, te mos u paguhen rregullisht ensimat dhe sigurimet shoqerore. Te gjitha keto behen ne dijeni te sektorit publik qe i merr me qira keto firma dhe te drejtoreve te tyre qe mbajne lidhje te dyshimta me to.

Sidomos firma “OIKOMET”, e cila eshte prone e Nikita Oikonomaqit, i cili eshte kuadro i PASOK-ut, e cila puneson sipas letrave rreth 800 punetore (por ne te vertete keto vitet e fundit kane kaluar ne te me shume se 3000 punetore), eshte e njohur per shkelje te tilla. Me pak fjale, punetoreve u jepen kontrata te pashkruara te cilat plotesohen nga vete firma dhe nuk vihen ne dijeni te vete punetoreve qe e nenshkruajne. Punojne 6 ore dhe paguhen per 4 ore e gjys, ne menyre qe mos ti tejkalojne 30 oret ne jave dhe te futen ne kategorine e ensimave te renda dhe te rrezikshme per shendetin. Vete punetoret shpesh bihen pre te shantazheve, spostohen larg baneses se tyre, pushohen nga puna ose ne shumicen e rasteve detyrohen me kercenime qe te japin doreheqjen ( rasti i fundit kishte te bente me nje punetore te firmes e cila u mbajt e mbullur per 4 ore ne zyrat e firmes derisa te firmoste vete dorheqjen e saj). Vete pronari i firmes ka krijuar nje shoqate punedhenesish e cila nuk perfill sindikaten e punetoreve dhe mbeshtet firmat kur pushojne njerez nga puna pa shkak.

 

Cila eshte lidhja e OIKOMET-it me ΗΣΑΠ-in?

Firma OIKOMET ka marre persiper pastertine e ΗΣΑΠ-it si edhe te shume organizmave te tjere shteterore sepse siguron koston me te ulet te punes, ne kushte shfrytezimi dhe nenvleftesimi te punes se kryer. Marrdhenie te tilla jane ne fuqi ne mbare sektorin publik si edhe neΗΣΑΠ. ΗΣΑΠ-i ishte ne dijeni te kushteve qe mbizoteronin ne keto firma, pasi sindikata e punetoreve e kish informuar disa here, por i bente veshet e shurdher.

Sulmi shtazarak ndaj koleges sone kishte karaketrrin e hakmarrjes dhe te dhenjes se shembullit per te tjeret.

Nuk ishte i rastit personi qe vune ne shenjester. Ishte grua, emigrante, sindikaliste, nene e nje femije te mitur, pra ishte shume e “lehte” ne syte e punedhenesve.

Nuk ishte e rastit menyra qe zgjodhen. Vjen nga kohe te erreta, ne menyre qe te le shenje, te behet shembull, te fuse friken.

Nuk ishte i rastit momenti qe zgjodhen. Ne momentin kur Mediat, partite politike, kisha, biznesmenet dhe sindikalistet burokrat perpiqen te hedhin balte mbi revolten shoqerore, aty ku vrasja e Aleksit arrin te quhet se ka ardhur nga rikoshete e plumbit, sulmi ndaj Kostandines do te kaloj pa u vene re.

Kjo goditje e punedhenesve ishte studjuar deri ne detajin e fundit.

Kostandina eshte nje nga ne. Lufta per DINJITET dhe SOLIDARITET eshte dhe LUFTE E JONA.

Sulmi ndaj Kostandines na la shenje te gjithe nesh: Ne mendjet tona, nga pogromet raciste, kampet e refugjateve, sulmet e fashisteve, aksidentet ne pune, vrasjet e policise, kushtet e papranueshme te punes, pushimet nga puna dhe ndjekjet, duke na treguar rrugen e gjate te luftes sociale dhe klasore.

Na la shenje ne zemer, e cila eshte plot deshperim dhe revoltohet duke na sjelle ne mendje vetem nje parrulle:

 

VRASESIT DO TA PAGUAJNE SHTRENJTE

TERRORIT TE PUNEDHENESVE NUK DO TI HAPIM RRUGE

 

Ju bejme thirrje te merrni pjese ne mbledhjen e hapur qe behet nendertesen e opkupuar te ΗΣΑΠ-it, sot diten e Shtune ne oren 20:00

 

Kuvendi Solidarizues

Ndaj Kostandina Kuneves

 


 
Προσθέστε περισσότερες πληροφορίες

ανοίξτε συζήτηση για αυτό το άρθρο
Κορυφή της σελίδας